Skandali/ Kandidatja për këshill, antare e komisionit të votimeve

525
Sigal

Me anë të sekretarit të Përgjithshëm Gazmend Bardhi, Partia Demokratike ka denoncuar sot një tjetër skandal të ndodhur në votimet monopartiake të Edi Ramës.

Sërish në Vaun e Dejës, PD ka bërë publike dokumentet ku një nga kandidatet e PS-së për këshillin bashkiak ishte edhe anëtare e KZAZ-së që do të mbikëqyrte votimet.

‘Votimet e Vaut te Dejës, te pavlefshme. Shumica për vendimmarrje u sigurua ne shkelje te ligjit nga kandidatja për Këshill Bashkiak, punonjësja e kandidatit te PS, njëkohësisht anëtare e KZAZ’, tha Bardhi.

E gjithë farsa e votimeve moniste të 30 Qershorit në Bashkinë e Vaut të Dejës, është e provuar te këtë qenë e shoqëruar në çdo fazë me paligjshmëri.

Shkelje flagrante e ligjit është vetë përbërja e KZAZ. Sipas të dhënave zyrtare anëtare e KZAZ ka qenë edhe znj. Listinë Ndoja, e cila rezulton të jetë e punësuar si arkëtare zyre pranë shoqërisë “MARE ADRIATIK” shpk, që ka si ortak të vetëm, kandidatin e PS Mark Babani. Kjo bie ndesh me nenin 32 të Kodit Zgjedhor, që për të shmangur konfliktin e interesit nuk lejon që një anëtar i KZAZ të jetë në marrëdhënie pune me ndonjë nga kandidatët. Por akoma më shumë vetë kjo anëtare ka qenë edhe kandidatë për anëtare të Këshillit Bashkiak. Pra cdo vendim i KZAZ i marrë me votën e kësaj anëtareje është absolutisht i pavlefshëm dhe krejtësisht i paligjshëm.

E gjitha kjo paligjshmëri duhet të ndëshkohet. Të gjithë personat përgjegjës duhet të vihen përpara përgjegjësi.

Pandëshkueshmëria e krimeve zgjedhore të vitit 2016 dhe 2017, i jep kurajo, të njëjtëve njerëz, që edhe kur vetë kandidojnë, vetë votojnë dhe vetë numërojnë, përsëri të kryejnë paligjshmëri, përsëri të manipulojnë, përsëri të kryejnë krime, sepse ata e dinë shumë mirë sesa kohë Edi Rama është Kryeministër, drejtësia i ka duart e lidhura për të ndëshkuar bandën e organizuar që dhunon themelin e demokracisë, zgjedhjet e lira dhe të ndershme’, tha Gazmend Bardhi duke bërë publike edhe dokumentet që i gjeni më poshtë.