Skandali i zhdukjes së vulës 400-vjeçare të Arkivës

445
Sigal

Skandal në Arkivin e Shtetit: “Zhduket” vula 400-vjeçare

Një vulë mbi 400-vjeçare, me rëndësi historike, është “zhdukur” në rrethana të mistershme nga zyrat e Arkivës së Shtetit, në Tiranë. Objekti është cilësuar me rëndësi të veçantë historike dhe i përket një fermani të Manastirit të Kamenës, që ndodhet mes Delvinës dhe fshatit Kakodhiq. Burime nga Prokuroria e Tiranës thanë dje se ngjarja është referuar si vjedhje nga Policia e Tiranës disa ditë më parë. Megjithëse të gjitha rrethanat flasin për një vjedhje të organizuar, nisur edhe nga fakti se një ditë para se të zhdukej objekti, kamerat ishin fikur. Për herë të fundit, vula e fermanit të Manastirit të Kamenës është parë më datë 7 maj, nga të gjithë punonjësit e Sektorit të Evidencës, në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave. Sipas të njëjtave burime, në materialin e referuar nga Policia, thuhet se mungesa e objektit është konstatuar në Godinën B, ku bëhet skanimi i formateve të mëdha, që ndodhet brenda rrethimit të Arkivës së Shtetit.