Skandali i Xhelilit, Peleshi flet nga Korça: Ngjarje e shëmtuar

362
Zv.kryeministri Niko Peleshi i është përgjigjur interesit të mediave lidhur me video-skandalin e ish-kryebashkiakut të Dibrës, Shukri Xhelili. Pas një mbledhje me struktura të PS-së në Korçë, Peleshi tha se PS nuk përgjigjet për veprimet morale të çdo anëtari të partisë, por sidoqoftë do të mbajmë qëndrim në çdo rst të shkeljes së ligjit apo etikës.
“Partia Socialiste nuk mban përgjegjësi për çdo anëtar të sajin dhe veprimet e tyre morale. Ish kryetari i Bahskisë së Dibrës u shkarkua pasi shkeli ligjin, etikën. PS nuk mund të japë llogari për çdo sjellje morale dhe shoqërore të më shumë se 100 mijë anëtarëve të saj. Jemi të vendosur të mbajmë qëndrim të prerë si e dëshmuam në rastin e ish­kryebashkiakut të Peshkopisë për çdo rast të shkeljes së normave, ligjit apo etikës”, tha Peleshi.
Sigal