Skandali i përgjimit, edhe ministri Tahiri nën hetim

490
Burime nga Prokuroria e Tiranës bëjnë të ditur se po verifikohet dhe roli i ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në çështjen e përgjimeve. Ndërkaq Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shteti, Haki Çako është pezulluar nga detyra, ndërsa për dy zyrtarë të tjerë është vendosur masa e sigurisë arrest shtëpie. Sipas prokurorisë, Haki Çako akuzohet për shpërdorim detyre, në lidhje me një pajisje përgjime, e cila sipas hetimeve të njësisë task-forcë ka hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë pa autorizimin përkatës dhe mund të realizojë interceptime telefonike.
Ndaj Artion Duka, në cilësinë e Drejtorit të Forcave Operacionale, eshte marre masa e sigurise “arrest shtepie”. Ai akuzohet se nuk ka marrë masa për administrimin e pajisjes, si edhe për të siguruar që ajo nuk do të përdorej për qëllime të tjera, përveçse trajnimit.Gjithashtu dhe për Ention Xhelilaj, me funksion Specialist pranë Forcës Operacionale, eshte marre masa e sigurise “arrest shtepie”. Ai akuzohet ka kryer veprime të paautorizuara, siç është përdorimi i mjetit me pajisjen “IMSI Catcher” pa asnjë urdhër me shkrim.
Sigal