Skandali, 2 miliardë euro që fundosin Shqipërinë

620
Vendimet arbitrare të qeverisë rrezikojnë ta çojnë vendin drejt kolapsit financiar. Fatura 14 milionë euro e pallatit në Vlorë, një pikë uji në oqeanin që do të “vërshojë” nga Strasburgu në Tiranë
Pagesa prej rreth 14 milionë euro, që qeveria detyrohet t’u paguajë pronarëve të pallatit të shembur në Vlorë 4 vite më parë, mund të jetë një pikë uji në oqeanin e faturave që do të “udhëtojnë” nga Strasburgu në Tiranë. Vendimet arbitrare të qeverisë dhe prishja e kontratave në kundërshtim me ligjet e procedurat rrezikojnë të arrijnë në rreth 2 miliardë euro. Alarmi për këtë çështje ndodhet në tryezën e punës së kryeministrit Rama prej një viti, por vetë shefi i qeverisë tha se do ta përsëriste një mijë herë atë që bëri në Vlorë. Ka qenë ish-ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, i cili ka publikuar shkresën e dërguar kryeministrit lidhur me rreziqet e një kolapsi financiar të qeverisë, si pasojë e humbjes së gjyqeve në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg dhe në gjykatat e arbitrazhit tregtar. Janë katër dosje të rëndësishme që Avokatura e Shtetit po mbron në Strasburg dhe që mund ta godasin rëndë mundësinë financiare të shtetit shqiptar për të kompensuar të dëmtuarit. Në informacionin e dërguar në zyrën e kryeministrit thuhet se dëmi i shkaktuar shtetit, i përllogaritur në vlerë monetare nga çështjet e humbura nga zyra qendrore e Avokatit të Shtetit, avokatët e ministrive dhe zyrat vendore, arrin shifrën tepër serioze prej rreth 8,5 miliardë lekë. “Asnjë proces zgjidhjeje kontrate, ku shteti është palë, qoftë në mënyrë të njëanshme, nuk duhet kurrsesi të lejohet pa konsulencën dhe miratimin paraprak të Avokaturës së Shtetit. Çdo lloj zgjidhjeje e njëanshme, e pa konsultuar thellësisht, gjithmonë mbart rrezikun potencial të përballjes në konflikte gjyqësore, e për pasojë, sjelljes së efekteve të rënda për shtetin. Përballja në procese arbitrazhi ndërkombëtar jo gjithmonë është e lehtë apo e mundshme për t’u fituar, kur pasoja që vjen, penalizimi financiar i shtetit, është shumë i rëndë”, thuhet në dokumentin e dërguar në kryeministri. Letra e prillit 2017 për shefin e ekzekutivit përmban edhe disa kërkesa për masat që duhet të merren nga ministri apo institucione të ndryshëm, si dhe ndërprerjen e rasteve që mund të dëmtojnë financiarisht shtetin shqiptar. 

Në një reagim të djeshëm, referuar shfajësimit publik të Ramës, deputeti Petrit Vasili, u shpreh se “kryeministri gënjeu, pasi skandalin e 2 miliardë eurove e ka prej muajsh në tavolinë”. “Skandalin e 2 miliardë euro, që rrezikon të paguajë Shqipëria si pasojë e humbjes së gjyqeve për kontratat e prishura në mënyrë arbitrare nga qeveria, kryeministri e ka prej muajsh në tavolinë dhe qëllimisht s’ka lëvizur as gishtin. Ky gënjeshtar profesionist e mohon dhe nuk e pranon të vërtetën, që është në dritën e diellit”, u shpreh Vasili. Sipas tij, ky skandal monstruoz është denocuar kohë më parë, pa qenë fare në opozitë, por si ministër i Drejtësisë. “Në atë kohë ja kam përcjellë me shkrim me shkresë me Nr.Prot: 2357/1 datë: 10.04.2017 këtë shqetësim shumë të rëndë, që m’u be prezent nga Avokati i Shtetit me shkresën e saj me Nr.prot 43/23 datë 06.04.2017. Këto janë faktet, që nuk i luan as topi dhe ky mashtrues ordiner, që kemi kryeministër, le të guxojë të thotë të kundërtën”, nënvizoi ish-ministri. Ai shtoi se Avokatja e Shtetit, që ka kryer detyrën e saj, nuk është emëruar nga ai, por nga vetë kryeministri. “Ndaj kryeministri mashtrues ta mbajë këtë përgjegjësi dhe boll ju përvodh fajit të pashmangshëm. Ai është përgjegjësi i vetëm dhe ai vetë do të përgjigjet. Shumë pak kohë i ka mbetur…”, u shpreh Vasili. 
Kërkesat e letrës
1 – Kjo situatë kërkon një analizë për nxjerrje përgjegjësie, pasi dëme të tilla financiare, sidomos në rastin e humbjes së proceseve të arbitrazhit, mund të përbëjnë elementë të një vepre penale dhe personat përgjegjës do të duhet të vihen para përgjegjësisë për veprimet apo mosveprimet e tyre, të cilat kanë sjellë dëme të rënda ndaj interesave financiare të shtetit. 

2 – Në kushtet kur disa prej mosmarrëveshjeve lidhen me konktrata që janë ratifikuar me ligj nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, do të duhet vëmendje e shtuar në vijim, jo vetëm gjatë negocimit, por edhe gjatë miratimit të tyre përfundimtar.

3 – Asnjë proces zgjidhjeje kontrate ku shteti është palë, qoftë në mënyrë të njëanshme, nuk duhet kurrsesi të lejohet pa konsulencën dhe miratimin paraprak të Avokaturës së Shtetit. Çdo lloj zgjidhjeje e njëanshme, e pakonsultuar thellësisht, gjithmonë mbart rrezikun potencial të përballjes në konflikte gjyqësore, e për pasojë, sjelljes së efekteve të rënda për shtetin. Përballja në procese arbitrazhi ndërkombëtar jo gjithmonë është e lehtë apo e mundshme për t’u fituar, kur pasoja që vjen, penalizimi financiar i shtetit, është shumë i rëndë.

4 – Nga ana tjetër, për të gjitha kontratat për të cilat ka filluar procesi i zgjidhjes, ky proces duhet të ndalet menjëherë dhe çdo veprim në vijim në lidhje me to, duhet të bëhet sipas një plani të qartë, specifik dhe të mirëkoordinuar. 

5 – Marrja e masave urgjente, jo vetëm për verifikimin e situatës, analizimin e faktorëve që kanë çuar në këtë pikë, por edhe marrjen e masave të menjëhershme për të parandaluar çdo dëm të mundshëm, ndaj interesave pasurore të vendit.

6 – Çdo ministri apo institucion tjetër publik duhet me prioritet të hartojë raporte të detajuara mbi të gjitha kontratat/konfliktet në të cilat është përfshirë dhe që mbartin riskun për të përfunduar në arbitrazh, apo për të cilat tashmë ka nisur një konflikt gjyqësor.

7 – Çdo ministri apo institucion tjetër publik duhet të hartojë në bashkëpunim të ngushtë me Avokaturën e Shtetit, për këto raste, plane të menjëhershme e të detajuara për zgjidhjen e situatës, pa shkaktuar dëm ndaj interesave financiare të vendit, duke krijuar një strategji të fortë


Sigal