SKANDAL/ Shefi i SHKB lë detyrën dhe shkon në fushatën e PS

561
Tre ditë më parë, në Kuçovë Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje punonjësve të policisë që të lënë detyrën dhe të përfshihen në fushatë elektorale.
Duket se thirrja e Ramës, edhe pse e jashtëligjshme, është marrë si një urdhër nga zyrtarët më të lartë të Policisë së Shtetit. Në foton e publikuar shihet shefi i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme, Memo Çela. Zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit ka hequr kapelën e policit dhe ka venë atë të Partisë Socialiste. Fotoja është realizuar sot në mitingun e PS-së në Vlorë.
Memo Çela, ka për detyrë që të ndalojë dhe raportojë shkeljet e detyrës nga Policia e Shtetit. Pra, është zyrtari që duhet të denoncojë dhe propozojë masa për shkarkimin e kolegëve të tij që marrin pjesë në fushatë. Ndërkohë që sot ai ka “dorëzuar” uniformën dhe kapelën e drejtuesit të lartë të Policisë së Shtetit dhe i është bashkuar mitingut të Partisë Socialiste.
Kur drejtori i lartë i Ministrisë së Brendshme merr pjesë në fushatë, sa garanci kanë qytetarët që rreth 16 mijë policët e tjerë nuk do ta shkelin ligjin. Ligji për Policinë e Shtetit e ndalon pjesëmarrjen e efektivëve në fushatë elektorale, edhe pas orarit zyrtar të punës.

SKANDAL/ Shefi i SHKB lë detyrën dhe shkon në fushatën e PS
Sigal