“Skandal, Rama shpërblen vajzën e gruas së tij me 600 mijë euro”

530
Ish-kryeministri Sali Berisha, në një postim në Facebook ka akuzuar Edi Ramën se po i jep 600 mijë euro kompanisë, ku është e punësuar vajza e Linda Ramës. Berisha i bën thirrje prokurorisë që të nisë menjëherë hetimet për këtë, që ai e quan skandal.
“Një skandal i ri!
Njerku Edvin Kristaq Rama shpërblen vajzën e gruas me 600 mijë euro për të këshilluar vetë Ramën!

Të dashur miq, kompania “51N4E” ku është e punësuar vajza e zonjës Rama, zonjusha Xhillari ka fituar një tender të qeverisë shqiptare prej 600 mijë eurosh për të dhënë këshilla Fondit Shqiptar të Zhvillimit Rajonal me kryetar vetë njerkun Edvin Kristaq Rama, të zonjushës Xhillari!

Kështu njerku bujar shpërblen vajzën e bashkëshortes së tij me 600.000 euro në konflikt flagrant interesi familjar për çdo gjë tjetër, por jo për të ndarë së bashku brenda familjes paratë e grabitura te taksapaguesve te mjere shqiptar.

Ky është një skandal i turpshëm familjar, për të cilin i bëj thirrje prokurorisë së shtetit të nisë menjëherë hetimet”, shkruan Berisha.





Sigal