“Skandal”, PD: Ja si u falsifikuan fletët e votimit në Vaun e Dejës

571
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi denoncoi sot një skandal të ri, siç e quajti ai, që ka të bëjë me votimet e 30 qershorit.

Sipas Bardhit, pas djegies së materialeve zgjedhore në KZAZ e Vaut të Dejës, procesi i votimit atje ka nisur me fletë votimi të falsifikuara.

Bardhi publikoi edhe prova, që tregojnë se në orën 07:00 të mëngjesit fletët e votimit nuk kishin kaluar ende në doganë.

Ai kërkoi shpjegime nga anëtarët e KQZ-së se ku i kanë gjetur fletët e votimit me të cilat u votua në Bashkinë e Vaut të Dejës.