Skandal në Top Show, kandidatja për kryetare e FRESSH shfaqet në rradhën e parë për dialog me Ramën

641
Sigal

Mbrëmjen e djeshme në emisionin Top Show Kryeministri Edi Rama po zhvillon një dialog me studentët, të cilët prej 7 ditësh protestojnë dhe kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave të tyre. Mirëpo në radhën e parë të panelit, ndoshta dhe në pjesën tjetër por që nuk iu ka ardhur ende koha për të folur, ndodhet një nga kandidatet për kryetare e Forumit të Rinisë Eurosocialiste të Shqipërisë (FRESSH), Anxhela Bakiasi. Bakiasi mori fjalën dhe i bëri dhe kërkesat e saj Ramës. Nga një vëzhgim në i hollsishëm në profilin e saj në Facebook dalin në pah qartë fotot e saj në fushatat e Partisë Socialiste si dhe konkurrimi i saj në FRESSH Voice për të marrë drejtimin e forumit rinor.