Skandal në Kukës! Mësuesit dhe nxënësit konsumojnë hashash në ambientet e shkollës

3041
Sigal

Kultivimi dhe përdorimi i lëndëve narkotike është një prej problemeve kryesore për vendin, por kur droga arrin deri në ambientet e shkollave, atëherë problemi bëhet edhe më serioz.

Sipas një denoncimi të publikuar në profilin e ish kryeministrit Sali Berisha, në shkollën 9 Shtatori në Topojan të Kukësit nxënësit konsumojnë hashash pa u shqetësuar fare.

Postimi i plotë i ish-kryeministrit:

Perdorimi i hashashit bëhet masiv edhe në shkollat e Narkoshtetit!

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital.

Përshëndetje z.Berisha këto foto janë në shkollën e mesme e bashkuar 9 shtatori Topojan. Kukës.
I nderuar z. Berisha kontrolli në këtë shkollë po thuajse është zero nga drejtori i narkotrafikantëve Shkelzen Islamaj drejtori i shkollës lejon drogën në shkollë nxënsit pinë hashash pa u shqetësuar fare. Madje sipas studentëve që kam kontaktuar me ta thotë se edhe disa mësues konsumojn hashash në pushim pa u shqetësuar fare. Zoti Berisha kjo gjë nuk ka ndodhur kurrë në shkollën e fshatit Topojan të Kukësit. Rrespekte Doktor!
Anonim