Skandal me të dhënat personale. ‘Aleati’ ja vë në dispozicion Ramës dhe Tahirit. Ja çfarë po bëjnë

86
Kompania “Aleat” e cila posedon të dhënat personale të shqiptareve pasi është prodhuesja e kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike, është zhytur në një mega skandal.

Nëpërmjet Saimir Tahirit, ata i kanë vënë në dispozicion Edi Ramës dhe shtabit të tij të gjitha të dhënat tona personale, përfshi edhe shenjat e gishtërinjve, gjithçka për qëllime elektorale.

Prej dy ditësh Edi Rama është kyçur në zyrë me të dhënat përpara, dhe telefonon çdo votues të ri për t’ju bashkuar të enjten në një shfaqje politike në sheshin “Skënderbej”.

Kriminalizimi i kësaj kompanie duket se shkon aq larg, sa që negociatorët e Ramës për zgjidhjen e krizës politike i thonë opozitës se me votim elektronik ju vjedhim me thjeshtë.

Ky “premtim” privat i tyre është i faktuar me zë dhe figurë…