Skandal me check-upin falas dhe portalin E-Albania të promovuar nga ministri Beqaj

727
Sigal

Gazeta Telegraf/

Një qytetare me
inicialet S. P. ka denoncuar dje skandalin që po ndodh tek Check-Upp-i falas
dhe portali E-Albania, të promovuar nga ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja.
“Te check-up më kanë shënuar sikur më kanë marrë analizat në datë 06.10.2016.
Përgjigjet i kanë nxjerrë gjoja sot, në datë 31 tetor 2016”, është denoncimi i
qytetares, e cila deklaron se nuk ka bërë fare check-up.

Ministri i
Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ishte i pranishëm dje në Kongresin Ndërkombëtar
Shkencor “ICT in Cardiology”. Gjatë fjalës së tij, Beqaj tha se të gjithë
qytetarët që kanë kryer check-up mund t’i shohin përgjigjet e tyre online e-albania. “Në portalin e-albania
qytetarët mund të kontrollojnë përgjigjet individuale të check-up online. Ne
kemi filluar një konsultim paraprak dhe me institucionet shëndetësore jopublike
në mënyrë që të ngarkojnë edhe ata të dhënat në portal”, tha ministri Beqaj.

Ndërkohë qytetarja
denoncoi në media se, “Unë lexova sot që
përgjigjet janë dhënë E-Albania. U futa, çfarë të shoh. Sikur kam bërë check
apin dt 06/10/2016. Unë nuk kam shku fare. Si duket kështu e bëjnë për të
gjithë
”.