Skandal/ Ja formulari që detyron të punësuarit e familjarët e tyre të votojnë PS

676
Sigal

Një skandal i paparë po shënohet këto ditë në jug të vendit.

Drejtuesit e Organizatave Socialiste në Tepelenë dhe Memaliaj madje edhe në Gjirokastër, po shpërndajnë formularë të punësuarve në administratën publike për të garantuar numrin e votave në favor të PS.

Mësohet se edhe drejtorë të Rilindjes kryesisht në Tepelenë dhe Gjirokastër, po shpërndajnë formularë të tillë që nuk janë asgjë tjetër veçse, detyrim të dhunshëm për diktimin e votës në favor të PS. Në formularë shënohet njësia vendore, data, numri i personave, emri i tyre dhe të dhëna personale për babanë, të ëmën, motrën, vëllain e deri tek daja e xhaxhai që të votojnë detyrimisht PS.

Kjo është eksperienca e parë në 28 vite pluralizëm politik që një parti sic është PS, ndërmerr një hap të tillë të paprecedentë që stimulon votën me dhunë pasi në të kundërt, personi që plotëson këtë formular dhe nuk qëllon të konkretizohet me votë, atëherë penalizohet me shkarkim nga puna të tij dhe të gjithë familjarëve të tij që janë pjesë e administratës shtetërore.

Image

Pra më thjeshtë. Nëse një punonjës i administratës nuk siguron votën e familjarëve të tij në favor të PS në këtë “kontratë” paraprake, i kushton vendin e punës atij po e po, por edhe I familjarëve të tij që gëzojnë një vend pune në shtet.

Me këtë rast Prokuroria e Gjirokastrës duhet të fillojë menjëherë procedurat në ngarkim të shpërndarësve të këtyre formularëve dhe orientuesve të tyre pasi është tërësisht shkelje ligjore intimidimi dhe presioni për votën.

Provat i administron Jugunews.net