Skandal, gjykatat mbajnë ‘top sekret” vendimet e gjyqeve

502
Sigal

Drejtësia shkel kushtet e BE-së, transparenca me publikun tani jo më pririoritet

KLD dhe Ministria e Drejtësisë kanë deklaruar dhe premtuar se transparenca në gjykata do të jetë një nga prioritetet e sistemit të drejtësisë, por edhe të vet qeverisë. Dhe një nga pesë kushtet që KE i  ka vënë Shqipërisë për hapjen e bisedimeve për anëtarësimin në BE është “të forcoj pavarësinë, efikasitetin dhe llogaridhënien e institucioneve gjyqësore”. (shiko raportin përfundimtar të OSBE-së, nëntor 2013). Por sistemi jonë gjyqësor nuk kërkon të japë llogari dhe të bëhet transparent ndaj shtetasve, pasi e ka më të lehtë që të ketë hapësirë për korrupsion dhe t’i vër sistemit gjyqësor damkën sikurse e kanë përcaktuar në raport në të gjitha analizat dhe deklaratat vjetore, si organizmi evropian edhe departamenti amerikan i shtetit. Në këtë kuadër Ministria e Drejtësisë, qeveria shqiptare dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë kanë investuar miliona përsa i përket sistemit të filmimit dhe rregullimit të procesit gjyqësor në mënyrë që transparenca në gjykim të jetë në maksimumin e mundshëm, por një gjë e tillë me ardhjen e vitit 2014 duket se nuk do të funksionoj më dhe sistemi i gjykatave dhe drejtësisë shqiptare duket se do të mbaj të fshehur gjithë aktiviteti e vet, madje dhe publikimin e çështjeve, duke rritur shkallën e abuzimeve dhe duke ecur në kah të kundërt me orientimet e organizmave evropian, në të cilat duam të aderojmë. Për këtë gjë i referohemi faqes zyrtare të Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila nuk ka publikuar as një njoftim lidhur me çështjet që do të zhvillohen këtë vit. Kujtojmë së publikimet e fundit i përkasin dhjetorit të vitit 2013. Nuk e dimë se cila mund të jetë arsyeja që ende nuk është ripërtërirë informacioni në faqen zyrtare. Nëse kjo bëhet me qëllim për të diskretituar proceset gjyqësore dhe qeverisjen, atëherë ky është dy herë i rëndë dhe dy herë do të jetë edhe i ndëshkueshëm nga shteti, të cilit në 23 Qershor të 2013-s iu besua drejtimi i vendit nëpërmjet programit të saj të Majtë. Nëse kjo bëhet nga paaftësia teknike e hedhjes së materialeve në faqet e internetit, atëherë reforma është mëse e justifikuar dhe të paaftët duhet të largohen.