S’ka të ardhme për shqiptarët me krimin në pushtet

659
Sigal

Nesër opozita organizon protestën më të madhe. Mendohet të ngrihet sërish çadra para Kryeministrisë

Dje Opozita në Parlament dha prologun e parë të protestës së madhe që do të zhvillojë nesër, më 26 Maj. Sipas zyrtarëve më të lartë të PD-së, Opozita nuk do të lejojë më që të ketë parlamentarizëm me vëllanë e kryetrafikantit ndërkombëtar, në postin e ministrit të Brendshëm. Sipas kërkesës që PD-ja i dërgoi në Policinë e Tiranës, për të marrë lejen e protestës, nuk ka vënë orarin e mbarimit të Protestës. Sipas burimeve pranë PD-së, thuhet se mendohet që, në qoftë se kryeministri Rama nuk largon Fatmir Xhafën nga posti i Ministrit të Brendshëm, atëherë, Opozita do të ringrejë sërish çadrën përpara kryeministrisë. Nga organizatorët e protestës, janë marrë të gjitha masat, që protestuesit të vijnë në Tiranë dhe të mblidhen përpara kryeministrisë, në orën 11. Deri të shtunën, të gjithë deputetë, kryetarë të PD-së nëpër rrethe, do të shkojnë shtëpi më shtëpi dhe të ftojnë të gjithë për pjesëmarrje në protestë. 

Basha: Me paratë e krimit dhe të drogës ata po kapin ekonominë dhe drejtësinë

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka një mesazh për të gjithë shqiptarët dy ditë para protestës kombëtare që ka njoftuar opozita. Përmes një video-mesazhi të shkurtër, kryedemokrati Basha ka ftuar sërish qytetarët shqiptarë që t’i bashkohen protestës së thirrur të shtunën në orën 11:00, para Kryeministrisë. Mesazhi i kryetarit të PD-së: Me paratë e krimit dhe të drogës ata po kapin ekonominë dhe drejtësinë duke na lënë të papunë dhe të varfër. Nuk ka të ardhme për shqiptarët me krimin në pushtet. Është në dorën tonë t’i largojmë.

Panariti: Qeveria e përfshirë në aktivitete kriminale

Deputeti i LSI-së Edmond Panariti deklaroi se qeveria po mundohet të fshehë skandalet, duke u shprehur se është e përfshirë në aktivitete kriminale. Ai tha se Parlamenti është kthyer në një institucion ku maxhoranca i imponohet opozitës dhe procedurat ligjore nuk po respektohen. Sa i përket protestës Panariti deklaroi se nuk është vetëm audio-përgjimi arsyeja, duke theksuar se vendi po rrëshqet drejt autoritarizmit. Kjo protestë nuk bëhet vetëm për shkak të audio-përgjimi, po instalohet diktatura, kemi bllokim total të Parlamentit”, u shpreh Edmond Panariti