S’ka pushime për demokratët, Basha bën lëvizjen e radhës, nis aksioni opozitar

172

Kreu i PD-së Lulzim Basha nis sot turin e takimeve me qytetarët dhe strukturat e partisë në qarqet e vendit. Ditën e sotme Basha do të zhvillojë një takim me banorët dhe strukturat e PD-së në Koplik në orën 18:00. Lajmi është dhënë nga kryetari i PD në Malësinë e Madhe Anton Kokaj.

‘Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e hënë dt.15.07.2019 takim në Koplik, ora 18:00 me strukturat dhe qytetarët e prekur nga kjo krizë politike e ardhur nga Kryeministri që me vendimet e tij vetëm zgjat më shumë duart në xhepat e qytetarëve dhe po na varfëron dita ditës.

Takim për të diskutuar gjendjen pas 30 qershorit dhe vazhdimin e aksionit politik të opozitës për betejën tonë të përbashkët, ndryshimin e madh.

Jemi në hapat e duhur për të sjellë këtë ndryshim, për të treguar që nuk jemi populli që pranojmë dhe mbështesim partinë personale dhe regjimin e Edi Ramës’, bën të ditur kryetari i PD në Malësinë e Madhe Anton Kokaj.

Por takimet do të vijojnë. Në orën 19:00 kreu i PD-së do të zhvillojnë edhe një takim në Shkodër. Ndërsa në 20:00 do mbledhë strukturat e PD-së dhe qytetarët në Vaun e Dejës.

Tre ditë më parë kreu i demokratëve në mbledhjen me strukturat e partisë theksoi se s’ka ulje në tavolinë me Ramën dhe do vijojnë me protestat. Sipas tij në selinë blu gjatë verës nuk do të ketë pushime.

Vijon kriza politike. Gjatë muajve të fundit ka pasur një përplasje e cila vijon ende mes Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama.

Pasi opozita nuk njohu zgjedhjet e 30 qershorit dhe vijonin protestat, Meta nxori një datë të re për zgjedhjet, 13 tetorin. Nga ana tjetër Rama shfaqet i vendosur se zgjedhjet e vetme ishin më 30 qershor.

jëkohësisht nga ana e socialistëve ka nisur edhe procedura për shkarkimin e Metës. Disa ditë më parë u ngrit edhe Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit. Rama e quan Metën armik të Kushtetutës.