S’ka më ‘kokëçarje’ në kufirin Shqipëri-Kosovë, ja vendimi që kanë marrë dy Ministritë

544
Sigal

Qytetarët shqiptarë dhe kosovarë që do të duhet të hyjnë dhe dalin në mes të dy vendeve, nuk do të kenë më dy kontrolle në kufi.

Kjo pasi Ministria e Brendshme e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës kanë vendosur që policitë kufitare të bashkëpunojnë, dhe kontrolli i qytetarëve të jetë vetëm njëherë, i përbashkët.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj shkruan në Twitter:

Ndryshime të rëndësishme në menaxhimin e kufirit me Kosovën. Kontrollet e dyfishta hiqen. Policitë e të dy vendeve do të kryejnë së bashku kontrollet sipas parimit një ndalesë një kontroll.

Qeveria miratoi dje vendimin për këtë ndryshim të rëndësishëm, që lehtëson ndjeshëm lëvizjen e lirë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

Por lehtësimi i lëvizjes së lirë nuk mbaron me kaq. Së shpejti ndërmerren hapa shumë më të rëndësishëm, për të vendosur standarde plotësisht europiane në kufirin Shqipëri-Kosovë.