Situata politike, Rama i shkon në zyrë Ilir Metës

522
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me kreun e Kuvendit Ilir Meta. Takimi po zhvillohet në kryesinë e Kuvendit dhe vjen pas takimeve të një dite me parë.

Një ditë më parë, kreu i Kuvendit Ilir Meta ka thirrur në një tryezë të gjitha partitë parlamentare. Në këtë takim nuk morën pjesë PD dhe partitë e tjera opozitare, të cilat ndodhen në bojkot.

Meta tha se nuk duam të bëjmë asnjë veprim pa opozitën.

Dita e djeshme ka qenë intesive edhe për ambasadorët, të cilët kanë zhvilluar disa takime me Ramën dhe Metën, kjo për të arritur një konsensus për përfshirjen e opozitës në zgjedhje. 
Sigal