Situata politike, Nishani apel nga Berati: Dialog për të arritur kompromisin

47
Presidenti i vendit, Bujar Nishani ka folur nga qyteti i Beratit për krizën politike në të cilën ndodhet vendi prej disa kohësh.
Gjatë një aktiviteti ku mori pjesë, kreu i shtetit theksoi sërish nevojën për dialog mes palëve politike, pasi sipas tij përmes dialogut arrihet edhe kompromisi.

“Dialogu është mjeti më i mirë për zgjidhjen e krizës. Vetëm përmes dialogut arrihet kompromisi” – ka thënë presidenti Bujar Nishani.

Në një kohë kur zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit po afrojnë, opozita ka bojkotuar punimet e Kuvendit dhe vijon protestën në çadrën e ngritur para godinës së kryeministrisë prej afro 2 muajsh, duke kërkuar qeveri teknike si mundësia e vetme për zgjedhje të lira dhe të ndershme.