Kreu i lëvizjes Zgjidhja, Koço Kokëdhima pritet të takohet me kreun e PD, Lulzim Basha.
Takimi është paracaktuar të zhvillohet në orën 15:00 në një nga hotelet pranë vendit ku është ngritur çadra e protestës së opozitës
Tashmë ka nisur numërimi mbrapsht për mundësinë e gjetjes së një dialogu mes palëve politike. Të hënën e 10 prillit skandon afati për regjistrimin në KQZ të partive për të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit.
Partitë opozitare ende nuk janë regjistruar ndërkohë mes Ramës e Bashës nuk është caktuar ende një vend takimi apo orë.
Opozita vijon protestat duke këmbëngulur për qeveri teknike që do të çojë vendin në zgjedhje të lira e demokratike.