Situata në PD, Basha mbledh për herë të parë deputetët e rinj

459
Menjëherë pas zgjedhjeve brenda partisë, ku fitoi me 90% të votave të anëtarësisë, kreu i PD-së Lulzim Basha nis nga puna
Partia Demokratike nis fushatën kundër Edi Ramës. Pas zgjedhjeve të 22 korrikut, ku fitoi bindshëm përballë Eduard Selamit, Lulzim Basha ndërmerr hapin e parë. Gjatë ditës së sotme ka lajmëruar një mbledhje me të gjithë deputetet e dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit. Mësohet se në këtë takim, pritet të diskutohet për rezultatin e dobët. Burime brenda PD-së, bëjnë me dije se Basha do të nis me analizën e shkaqeve që çuan në një humbje kaq të thellë. 43 deputetët e Partisë Demokratike, do të duhet të jenë përballë një situate jo të lehtë, për shkak se ata do të jenë pjesë e nismave kundër mazhorancës së vetme të kryesuar nga Edi Rama. Në këtë mbledhje do të vihen piketat kryesore se nga do të fillojë, beteja kundër Ramës. Ndërsa njëra prej tyre tashmë ka dalë në dritë. PD ka lajmëruar se do të nisë protestën kundër projektit të kryebashkiakut Erjon Veliaj për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm. Sipas saj, ky projekt nuk mban vetëm vulën e Veliajt, por edhe atë të Edi Ramës. Njëkohësisht Basha ka lajmëruar edhe mbledhjen e Këshillit Kombëtar. PD pritet që shumë shpejt të nis punën për riorganizimin e strukturave. Pak ditë më parë në një prononcim për gazetën “Telegraf”, nënkryetari i PD-së Edmond Spaho sqaroi edhe mënyrën se si do të bëhet riformatimi i PD-së dhe nga do të nisë. 

Salianji: PD do vazhdojë protestat kundër Ramës
Deputeti i PD-së Ervin Salianji deklaron se PD do u rikthehet protestave për rrëzimin e Edi Ramës nga pushteti, pavarësisht se fitoi zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit. Sipas tij, vetëm me çadrën në Bulevard, PD ia doli të rrëzojë gjysmën e qeverisë. Ndërsa protestat e ardhshme, la të kuptohej ai, do kenë vetëm një qëllim, largimin e Ramës. “Ne do ta rrëzojmë Ramën me protestë, me çadrën rrëzuam gjysmën e qeverisë. Protestat do vijojnë kundër keqqeverisjes”, u shpreh Salianji. I ftuar në emisionin “Fol me mua, fol me ata” të gazetarit Enkel Demi në TVSH tha se Basha sakrifikoi duke qëndruar në krye të Partisë Demokratike pas humbjes, ndërsa akuzoi PS-në se vodhi votat gjë që, sipas tij, çoi në humbjen e zgjedhjeve nga demokratët. Ne do ta rrëzojmë Ramën me protestë, me çadrën rrëzuam gjysmën e qeverisë” – tha Salianji. Duke komentuar zhvillimet e brendshme në PD, ngrirjen e funksioneve të Bashës Salianji e cilësoi si marrje të përgjegjësive nga kryedemokratit. Salianji deklaroi se Partia Socialiste i ka vjedhur votat për të ardhur në pushtet. Ndërsa shtoi se mbështetës të PD janë kërcënuar që të mos votojnë të djathtën. Ai gjithashtu tha se PD i ka denoncuar këto raste të vjedhjeve që janë kryer para datës së zgjedhjeve dhe jo gjatë votimit.
Sigal