Situata me kanabisin, Rama i përgjigjet Nishanit:Të mblidhen redaksitë e gazetave e të portaleve të Shqupit

384
Sigal

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sot bojkotin e
Këshillit të Sigurisë për çështjen e kanabisit dhe ka sulmuar edhe një herë
mediat, nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook.

“Të mblidhet Këshilli i
Sigurisë Kombëtare për kanabisin?! Jo, duhet të mblidhet Këshilli Kombëtar i
PD-së dhe redaksitë e gazetave e të portaleve të Shqupit. Bashkëngjitur letra e
sotme e Komisionerit Europian për Punët e Brendshme, si kontributi ynë
dashamirës për mbarëvajtjen e mbledhjes. Suksese”,
 shkruan Rama.

Paraditen e sotme, nga qyteti i
Shkodrës, Presidenti Bujar Nishani deklaroi se shumë shpejt do të mbledhë
Këshillin e Sigurisë Kombëtare për çështjen e kultivimit të kanabisit. Nishani
tha se kanabisi, është kthyer në një burim kriminaliteti në rritje

Ja statusi i plotë i Kryeministrit:

Të mblidhet Këshilli i
Sigurisë Kombëtare për kanabisin?!

Jo, duhet të mblidhet Këshilli
Kombëtar i PD-së dhe redaksitë e gazetave e të portaleve të Shqupit.

Bashkëngjitur letra e sotme e
Komisionerit Europian për Punët e Brendshme, si kontributi ynë dashamirës për
mbarëvajtjen e mbledhjes.