Situata e kandidimit në Gjykatën Kushtetuese

135

Situata e kandidimit në Gjykatën Kushtetuese

KED pas përfundimit të fazës së verifikimit të kandidaturave dhe pas fazës së renditjes së kandidatave ka konkluduar në situatën si më poshtë. Kandidatët për secilin prej vakancave janë renditur sipas vlerësimit zbritës nga lart-poshtë.

PRESIDENTI
Sokol Berberi Besnik Imeraj  Bashkim Dedja
Arta Vorpsi  Besnik Muci Arta Vorpsi
Elsa Toska  Regleta Panajoti Fiona Papajorgji
Besnik Muçi ? Elsa Toska
Regleta Panajoti Marsida Xhaferllari

 

KUVENDI
Altina XHOXHAJ Vladimir Kristo Fatos Lulo
Arta Vorpsi ? Arta Vorpsi
Elsa Toska ? Fiona Papajorgji
Besnik Muçi ? Elsa Toska

 

 

GJYKATA E LARTË
Vitore Tusha Fatmir Hoxha Gani Dizdari
? ? ?
? ? ?
? ? ?

 

Sipas ligjit për Gjykatën Kushtetuese, secili nga organet që përzgjedhin (President, Kuvend, Gjykate e Lartë) iu takon respektivisht, përzgjedhja e 3 anëtarëve.

 

KED duhet t’u ofrojë një listë kandidaturash, e cila në minimum duhet të përmbajë 3 kandidatura.

 

Emërimi i anëtarit nga secili organ mund të realizohet në dy mënyra:

  • Me përzgjedhje (vendimmarrje respektive e secilit organ. Kuvendi me 3/5 e anëtarëve; Gjykata e Lartë me 3/5 e anëtarëve të pranishëm; Presidenti me dekret individual). Përzgjedhja duhet të realizohet brenda 30 ditëve nga dërgimi i listave prej KED.
  • Me heshtje. Nëse organi respektiv hesht përgjatë 30 ditëve, atëherë, automatikisht, kandidati i renditur i pari, konsiderohet i emëruar.

 

Rregull i rëndësishëm! Gjykata Kushtetuese që të funksionojë kërkon të ketë si minimum 6 ANËTARË.

Aktualisht Gjykata Kushtetuese ka 1 anëtar (Vitore Tusha). Mandati i saj ka përfunduar, porse sipas ligjit, ajo rri në detyrë derisa të emërohet pasardhësi (pasardhësi i saj duhet të zgjidhet nga Gjykata e Lartë).

 

Nga tabelat më sipër rezulton, se vetëm 4 vakanca, kanë listë kandidatësh më së paku 3 kandidatë. (2 vakanca të Presidentit dhe 2 të Kuvendit). Një vakancë e Presidentit ka vetëm 2 kandidatë. 1 vakancë e Kuvendit ka 0 kandidatë dhe secila prej 3 vakancave të Gjykatës së Lartë kanë 0 kandidatë.

 

Përzgjedhja (emërimi) sipas ligjit bëhet nga lista respektive e vakancës në fjalë (nuk lejohet të “huazohen” kandidatura nga vakancat e tjera.

 

Situata e mësipërme (në tabela) nuk premton për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

 

Së pari, teorikisht vetëm 4 anëtarë të rinj të GJK mund të zgjidhen (sepse vetëm 4 vakanca kanë së paku 3 kandidatë). Së bashku me anëtaren në detyrë, numri i anëtarëve në një situatë teorike shkon 5 pra më poshtë se kuorumi prej 6 anëtarësh i kërkuar nga ligji.

 

Procedura për plotësimin e vakancave të tjera, me ritmet aktuale te KED, ka kërkuar një kohë prej së paku 6 muajsh. Duhet mbajtur parasysh këtu, se kjo procedurë për Gjykatën e Lartë as që nuk mund të startojë dot për shkak të inekzistencës të Gjykatës së Lartë dhe të Kryetarit të saj (që bën edhe shpalljet publike dhe pritjen e kandidaturave).

 

Së dyti, Tabelat e mësipërme, vetëm teorikisht, mund të sjellin 4 anëtarë të rinj. Në fakt, kjo mund të realizohet nëse do të ketë një bashkëveprim midis Presidentit dhe Kuvendit. Kjo për shkak se 3 kandidate, ndodhen si në listat e Presidentit ashtu edhe ne ato te Kuvendit.

 

Nëse një prej tyre (Kuvend ose President) zgjedh i pari, një kandidat, i cili ndodhet edhe në listën e organit tjetër, ekziston rreziku real që lista e organit të dytë, të ngelet me më pak se 3 kandidatë (e palejuar nga ligji një listë e tillë).

 

Situata do të ishte akoma më dramatike nëse Kuvendi apo Presidenti, zgjedhin opsionin të heshtin. Në kete rast vetëm 1 anëtar mund të zgjidhet (Arta Vorpsi e cila është renditur e para në secilën prej 4 vakancave).

 

ZGJIDHJA

 

Zgjidhja e vetme, do të ishte, që FILLIMISHT Kuvendi, të ishte ai që do të përzgjidhte i pari në kohë (me zgjedhje dhe jo me heshtje). Kuvendi duhet të zgjedhë për secilën vakancë të tij (me një votim të vetëm) dy emra të ndryshëm.. Emrat që duhet të votojë, duhet të jenë ato të cilat nuk sjellin si efekt, zbritjen e listave të Presidentit nën numrin 3. Kombinimi  i vetëm duhet të ishte:

  • Fiona Papajorgji – Besnik Muci

 

Nëse do të ndodhte ky fakt, atëherë Presidenti, do të kishte në dispozicion dy lista për dy vakanca me nga 3 kandidatë:

 

Vakanca I                                                        Vakanca II

  1. Arta Vorpsi 1. Arta Vorpsi
  2. Elsa Toska 2. Elsa Toska
  3. Regleta Panajoti 3. Marsida Xhaferllari

 

Nëse Presidenti vepron i pari, cdo përzgjedhje e tij do të ndikonte në listat e Kuvendit, të cilat (njëra ose të dyja bashkë automatikisht do të binin nën numrin 3.