Situata alarmante bllokon rrugët, ndërsa nis evakuimi dhe mbyllen shkollat. Meta: Solidarizim me të dëmtuarit

514
Situata me përmbytjet, Meta: Solidarizohem me banorët e prekur dhe punonjësit e EC 
Gjendja në të cilën është përfshirë Shqipëria nga mëngjesi i ditës së djeshme, për shkak të reshjeve të dendura që kanë rënë, kanë alarmuar, jo vetëm institucionet përgjegjëse për këtë qëllim. Presidenti i vendit, Ilir Meta, shprehet se ka ndjekur me vëmendje gjithë situatën dhe masat që po merren nga Emergjencat Civile për t’u ardhur në ndihmë banorëve në zonat e përmbytura. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Meta shpreh solidaritetin me të gjithë banorët e prekur si dhe me punonjësit e Emergjencave Civile që, sipas tij, janë në krye të detyrës. Ai shkruan se do të jetë pranë tyre për të garantuar sigurinë e jetës dhe të pronës. 
Sigal