Siri/ Humbin jetën 12 persona, pas bombardimit të spitalit nga Rusia

448
Sulmet ajrore të Rusisë kanë goditur një spital në Idilip të Sirisë duke shkaktuar vdekjen e 12 personave mes tyre edhe stafin mjekësor. 
Të mbijetuarit dhe dëshmitarët thanë se spitali u bombardua rreth orës 01:00 të mesnatës nga avionë luftarakë Rusë.
Që kur Rusia ka nisur sulmet ajrore ndaj rebelëve sirianë ky është sulmi i tretë ndaj spitaleve.
Tabloidi britanik “The gardian” raporton se tre viktimat janë staf mjekësor një fizioterapist, një infermiere dhe një pjestar i mbrojtjes civile.
Drejtori i spitalit Mohamed Tennari tha se spitali edhe më parë ka rënë preh e të paktën 10 sulmeve të tjera.
Sulmi i fundit ndaj një spitali në Kunduz në Afganistan përfundoi me një bilanc tragjik ku mbetën të vdekur 22 persona, 12 prej tyre staf mjekësor.
Prej datës 30 shtator Rusia ka nisur sulmet ajrore ndaj rebelëve dhe militantëve siranë. 
Sigal