Sindikata e Policisë kërkon në Gjykatë anulimin e urdhrit të Ardi Veliut për testin e gradës ‘Komisar’

650
Sigal

Rreth tre javë nga anulimi i provimit për fitimin e gradës “Komisar”, Sindikata e Policisë së Shtetit ka depozituar një padi në gjykatë. Përfaqësuesit e sindikatës kërkojnë që Gjykata Administrative të shpallë të pavlefshëm anulimit e testimit të zhvilluar në datë 7 nëntor pas urdhrit të drejtorit të përgjithshëm Ardi Veliu që shpalli testin të pavlefshëm me argumentin se ishte kopjuar gjatë testimit. Në përfundim të testit të datës 7 nëntor rezultuan fitues 177 oficerë policie. Me anulimin e procesit, u zhvillua testi i dytë më datë 20, 21 dhe 22 Nëntor në ambientet e Agjencisë Kombëtare të Provimeve nën masa të rrepta sigurie. Por sindikata hedh dyshime se edhe ky provim është kryer në kundërshtim me ligjin, pasi duhej të organizohej në një ditë të vetme.