Sindikata e Pensionistëve: Qeveria e Rilindjes diskriminon pensionistët e dalë në pension para 1992

544
Sigal

Sindikata e Pensionistëve dhe e të Papunëve në Bashkinë Mirditë ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë së kryeministrit Rama për indeksimin e pensioneve të pleqërisë, i cili veçon, përjashton pensionistët e dalë para vitit 1992, duke thënë se ky vendim i qeverisë, i diskriminon ata, në krahasim me pensionistët e mëpasshëm. Sindikata e Pensionistëve dhe e të Papunëve në Bashkinë Mirditë shprehet se ky vendim i qeverisë është, një nga vendimet më alogjike dhe më diskriminuese që mund të marrë një Qeveri e një vendi të ashtuquajtur “Demokratik” për pensionistët e vendit të vet. Sindikata e Pensionistëve në Bashkinë e Mirditët thotë se qeveria e kryeministrit Rama veçon dhe diskriminon pensionistët, që ndërtuar hekurudhat dhe hidrocentralet e parë në Shqipëri, duke hedhur helmin në pensionin e tyre. Prandaj, Sindikata e Pensionistëve dhe e të Papunëve u drejtohet të gjitha institucioneve shtetërore në Shqipëri dhe atyre ndërkombëtare në Bruksel, për këtë padrejtësi, veçim, diferencim dhe diskriminim, duke paralajmëruar edhe protesta, nëse e drejta e tyre nuk merret parasysh dhe nuk reflektohet në korrigjimin e indekseve të pensioneve edhe për ata pensionistë që kanë dalë në pension para 1992.