Sinaj: Angazhimi maksimal nga strukturat e Bashkisë Berat për realizimin e skemës së re të ndihmës ekonomike

462
Bashkia Berat nepërmjet strukturave të Shërbimit Social është përpjekur të njohë të gjitha shqetësimet e të jetë sa më afër problematikës së familjeve në nevojë, personave me aftësi të kufizuar, grave k/familjare, fëmijve, moshës së tretë dhe komuniteteve rome e egjyptiane.
Në do të deshironim që numri i atyre që përfiton ndihmë ekonomike të ishte me i vogel nga sa është tani.Kjo kategori, nepërmjet politikave qëndrore dhe vendore të sistemohej sa më shumë që të jetë e mundur në punë. Ne vërtet jemi sot në 1 mjedis shumë të bukur, por do të deshironim që kjo pamje të ishte në çdo cep, lagje të qytetit dhe bashkisë se re Berat.
Bashkia Berat trajton me Ndihmë Ekonomike 659 familje me fond 2.151.048 nga këto 563 familje me ndihmë të plote dhe 96 familje me ndihmë të pjesëshmë. Gjithashtu bashkia me fondet e veta trajton 11 familje.
Bashkia Berat trajton me pagesë Paaftësie 3599 persona ku përfshihen PAK, të verbër, para e tetraplegjik, invalid punë dhe kujdestare.
Në kuader të mbështetjes së shtresave në nevojë Qeveria Shqiptare ka marë disa vendime që rrisin të ardhurat e familjeve. Kështu kompensimet e energjisë elektrike për familjet në skemën e ndihmës ekonomike e përsonat me aftesi të kufizuar, kompensimet për telefoninë fikse si dhe pagesat për çdo femije që shkon në shkollë është ndihmësë e konsiderueshme për familjet në nevojë.
Ndikim në buxhetet familjare kanë ëdhë vendimet për paisjen me dekodera të familjeve në skemën e ndihmes si dhe falja e kamatvonesave për detyrimet e energjise elektrike nepërmjet lidhjes së akt-marëveshjeve me OSHE.
Të gjitha këto vendime kane zbutur barën financiare të familjeve të varfëra.
Në Bashkinë Berat përfitojnë kompensim të energjisë elektrike 354 familje të NE ,169 femije që ndjekin shkollën, 365 përsona me PAK dhe 49 persona për telefoninë. 
Bashkia Berat ka marë të gjitha masat duke plotesuar infrastrukturen e nevojshme për implementimin e aplikimin e ligjit të ri të skemës së NE. Ka filluar puna për rregjistrin elektronik me familjet aktualisht që trajtohen me ndihmë ekonomike si dhe një pjesë e familjeve që plotesojnë kriteret për të qenë pjesë e ndihmës.
Punonjesit janë të mirë trajnuar dhe të gatshëm për të filluar skemën dixhitale.
Bashkia Berat dhe Drejtoria e Sherbimit social në partneritet me Organizata Ndërkombëtare e OJF që veprojnë në fushat e Sherbimit Social ka bashkëpunuar dhe përfituar projekte dhe grante në shërbim të komuniteteve romë e gjyptiane .
Donator si PNUD, IDM, “Save the children”,”ARSSIS” “UNICEF” NPF kanë qënë të gatshëm të jenë present në zgjidhjen e problematikave të ndryshme dhe implementimin e projekteve të tyre në mënyrë që bashkia Berat të ketë cilësi të lartë në ofrimin e shërbimeve sociale.
Rezultat i bashkepunimit është përfundimi i hartimit të PLANIT VENDOR SOCIAL të bashkisë Berat. 
Ne vijim,-z.Sinaj kerkoi angazhimin maksimal te te gjithe aktoreve per realizimin sa më të shpejte të skemës së re të ndihmës ekonomike.
Sigal