Silva Caka: Presidenti foli… tani të gjithë të heshtin!

615
Sigal

Ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Dekreti i Presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve është i detyrueshëm për zbatim, nga çdo institucion që ka përgjegjësi administrimin e procesit zgjedhor.

Më tej ajo shprehet se Dekreti i Presidentit i jep shanse te reja politikës, i jep fund pasigurisë së qytetarëve dhe i shërben axhendës së integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Postimi i plotë i ish-deputetes Silva Caka

Presidenti dhe qentë që i lehin hënës!

Presidenti i Republikës, me Dekret shpalli datën e re të zgjedhjeve të përgjithshme vendore, e cila do të jetë më 13 tetor 2019.

Dekreti i Presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve është i detyrueshëm për zbatim, nga çdo institucion që ka përgjegjësi administrimin e procesit zgjedhor dhe këtë e dinë edhe ata vetë. Çdo veprim në kundërshtim me Dekretin, krijon pasoja administrative e penale, për këdo që do guxojë t’a çojë nëpër mend, të veprojë në kundërshtim me urdhërimet e tij!

Dekreti i Presidentit i jep shanse te reja politikës, i jep fund pasigurisë së qytetarëve dhe i shërben axhendës së integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në datën 30 qershor, zgjedhjet mund të zhvillohen në ndonjë univers paralel, por në Shqipëri, jo!!!

Si një qytetare që ka vendosur të jetojë në Shqipëri, i bashkohem thirrjes së Presidentit, drejtuar gjithë aktorëve politikë, për të treguar reflektim, vetëpërmbajtje dhe përgjegjshmëri.

Presidenti foli… tani të gjithë të heshtin!