Silva Caka: Për të gjithë ata që kishin ende ndonjë fije shprese se Reforma në Drejtësi nuk i shërbente Edi Ramës, tani drejtësi nuk ka

94

Nga Silva Caka –

Për të gjithë ata që kishin ende ndonjë fije shprese se Reforma në Drejtësi nuk i shërbente Edi Ramës dhe interesave të tij, sot besoj e ka kuptuar qartë, që në këtë vend, drejtësi nuk ka më!!!

Ne i kemi paralajmëruar pasojat e mungesës së Gjykatës Kushtetuese dhe ja ku ndodhemi sot përpara një fakti skandaloz: Kolegji Zgjedhor, vendos nëse do të mbahen zgjedhjet në 30 qershor apo jo?!?!

Me çfarë tagri vendos Kolegji Zgjedhor, të dalë kundër Dekretit të Presidentit dhe mbi Gjykatën Kushtetuese?!

Kjo ka një përgjigje shumë të thjeshtë: kur abuzohet me pushtetin, shteti konsiderohet një njeri i vetëm; një dorë e vetme!!!

Në dorën e Edi Ramës sot është i kapur i gjithë shteti: nëse Edi Rama do, ti bëhesh i pasur, nëse Edi Rama do, ti vdes për bukë, nëse Edi Rama do, ti kalon Vetting-un, nëse Edi Rama do, ti nuk shkon as në Amerikë e as në Europë, nëse Edi Rama do, ti nuk del më as jashtë kufijve të Shqipërisë, nëse Edi Rama do, ti bëhesh shef policie në Bulqizë, nëse Edi Rama do, ti e mbjell drogën ku të duash, nëse Edi Rama do, ti vjedh zgjedhjet bashkë me policinë, nëse Edi Rama do, ti zgjohesh një ditë me fadromën tek dera, që ka ardhur të të shkatërrojë shtëpinë, nëse Edi Rama do, ti bëhesh mbret, nëse Edi Rama do, ti bëhesh pasha, madje nëse Edi Rama do, ashtu është edhe moda…

Nëse ti nuk do që Edi Rama të të marrë edhe shpirtin, refuzoje këtë dorë kriminale e kanceroze, që po shkatërron çdo ditë e më shumë “qelizat” e shëndetshme të demokracisë e jetës tonë!

Bashkohu me qytetarët që protestojnë, refuzo të bëhesh fasadë, refuzo gjithçka që vjen nga kjo dorë e që duhet t’a kthesh mbrapsht me interesa shumë të larta!!!