Silva Caka: Më 25 qershor, Novaj do tregojë se vetëm këtu, një forcë politike mund të dalë me një rezultat mbi 90%

439
Kandidatja e LSI për qarkun e Beratit, Silva Caka ka vijuar me takimet elektorale këtë herë në fshatin Novaj në Skrapar si një nga bastionet më të forta të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Silva është shprehur se nëse dikush ka akoma dyshime se Skrapari mbështet Lëvizjen Socialiste për Integrim, mjafton të shikojë rezultatin e LSI në këtë fshat, në çdo zgjedhje.

“Më 25 qershor, Novaj do tregojë edhe një herë, se vetëm këtu, një forcë politike mund të dalë me një rezultat mbi 90%. Prisni e shihni!”, tha Caka.
Sigal