Siguria: Kodheli nuk do të raportojë për Gërvenin dhe FA

411
Sigal

TIRANË – Komisioni i Sigurisë rrëzon me votat e mazhorancës dhe pa praninë e opozitës, dy kërkesat e kësaj të fundit për të thirrur në seancë dëgjimore Ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli. Kërkesa e tyre e parë ishte për riatdhesimin e kundëradmiralit, Kristaq Gërveni dhe e dyta për raportimin në lidhje me akuzat se strukturat e Forcave të Armatosura janë përfshirë në trafikun e drogës.

Kryetari i Komisionit, Spartak Braho ka sqaruar se është e panevojshme të diskutohet për riatdhesimin e Gërvenit, kur cështja është dekretuar nga Presidenti.

Ndërsa sa i përket raportimit të Kodhelit për ushtrinë, Braho tha se i ka dërguar një letër kryeprokurorit Llalla për të mësuar nëse ka nisur hetimet dhe nuk më ka kthyer përgjigje.

Në datën 22 prill u vendos të raportojë kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika në lidhje me përgjimet e zyrtarëve të lartë, emërimet në institucionin që drejtohet prej tij dhe cështjet e sigurisë. Po në këtë ditë do të diskutohet për ngritjen e grupit i cili do të kryente kontroll në SHISH.