Siguria e aeroportit të Rinasit dhe mosveprimi i institucioneve të sigurisë!

388
Sekretari i Pergjithshem i LSI, Luan Rama, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka kerkuar nga kryeministri Edi Rama, qe te krijoje nje komision te posacem gjitheperfshires per festimet e 70 vjetorit te Clirimit te Shqiperise nga okupatori nazifashist.
Sigal

Luan Rama, Zëvendëskryetar i LSI-së

Ngjarja është shumë e rëndë. Krimi e sfidoi shtetin aty ku siguria do të duhej të ishte maksimale. Dhe e bën këtë në mënyrë të përsëritur! Ngjarja provoi se nuk funksionoi asnjë hallkë në zinxhirin e institucioneve të sigurisë. E ketë të vërtetë, ministri e ka për detyrë ta pranojë. Ta pranojë dhe të ndihmojë edhe të tjerët në qeverinë e tij të kuptojnë risqet e mosveprimit ndërinstitucional në kësi rastesh. Sepse mosveprimi, në rastin më oportun është shpërdorim detyre, por mund të jetë edhe bashkëpunim me kriminelët që sulmuan aeroportin! E në këtë kontekst, ministri duhet ta dijë që detyra e parë e Policisë së Shtetit është parandalimi i veprimtarisë kriminale, dhe efektiviteti i parandalimit nuk mund të kushtëzohet prej vullnetit të kompanisë koncesionare! Për sa kohë që nuk ka një reagim shtetëror e ndërkohë që eksponentë publikë e politikë të maxhorancës shprehen se “ sa mirë që nuk ishin terroristë që të rrëmbenin avionin”, aeroporti ndërkombëtarë i Rinasit nuk mund të jetë i sigurt! Këtë na e dëshmon precedenti, por këtë na thotë edhe historia e pesë viteve të fundit të aeroportit ndërkombëtar të Rinasit!