Si u zgjodh Berisha kryetar i Komitetit Drejtues të PD dhe bisedat me Ramën në 1991…

815
Ish-Kryeministri Sali Berisha tha se është zgjedhur kryetar i komitetit drejtues më 14 shkurt 1991, pas një puci që u bë kundër Azem Hajdari.
“Lëvizja studentore krijoi disa përplasje, Arben Sulo e ka shpjeguar pikë për pikë atë që ka ndodhur: u shkarkua Azem Hajdari pa qenë i pranishëm, në mungesë edhe timen.
U vendos të zgjidhej Aleksandër Meksi. I kam thënë të nesërmen që mbledhja që keni bërë ishte e paqenë dhe për të shpëtuar fytyrën nuk do të zgjidheshin më anëtarët e Komisionit Nismëtar, por Komitetin Drejtues.
Unë nuk kam pranuar të zgjidhem, kështu veproi edhe Gramoz Pashko. Por erdhën intelektualët e rinj që na thanë se erdhëm këtu, por nuk mund të pranojmë refuzimin tuaj. Kështu hymë në zgjedhje.
Unë s’kisha marrë shumicën, por kisha marrë vota aq sa të gjithë të tjerët së bashku.
Për 1 votë duhej të shkonim në balotazh, por Gramoz Pashko doli dhe tha s’kemi nevojë të bëjmë balotazh ne e dimë se kush është kryetar dhe ranë të gjithë dakort që unë të isha Kryetar i Komitetit Drejtues”, tha Berisha, në studion e News 24.
Në lidhje me Edi Ramën, ish-kryeministri kujtoi se atë e nxorri jashtë Gramoz Pashko.
“Erdhi në mbledhje me veshjen e Myslym Pezës, tha ju s’jeni opozitë, të sulmojmë bllokun. Tha se do të varim nga një shtyllë një anëtar të Komitetit Qendror dhe unë i thashë po babain tënd ku do e varësh? Në një shtyllë tha… Atëherë i thashë, shko krijo partinë e të varurit, se ne jemi Partia Demokratike”, tha Berisha.
Në vijim, ai kujtoi takimin e zhvilluar me intelektualët e Tiranës, që iu kundërvunë Edi Ramës.
“I kërkuan që të kërkonte ndjesë për ato që kishte bërë Kristaq Ramës, pastaj të vinte të jepte mendime. E ndjera Fatbardha Shkupi u ngrit dhe i tha: kërko falje për persekutimin që më ka bërë Kristaq Rama”, tha Berisha.
A mbetet rrëzimi i bustit rrëzim i një simboli, dekomunistizimi a është bërë?
Në qershor në 1991 ka ndodhur një ngjarje e madhe, vizita e James Baker kur ai në parlament deklaroi se jam këtu me ftesë të Sali Berishës. Ai në fakt ishte me ftesë të qeverisë por e bëri këtë për të treguar mbështetjen për opozitën. Ai më pyeti a është rrëzuar komunizmi në Shqipëri, i thashë që është rrëzuar por mbeturinat janë shumë toksike. Ai këtë e ka vendosur në një libër të tij.
Pasi dështoi Ramiz Alia me skenarin e sheshit, montoi skenarin e puçit të shkollës së bashkuar ku çuam Neritan Cekën dhe Abdi Baletën,. Biseda 5 orëshe që kanë bërë ata me një grup puçistësh. Gjoja komanda e shkollës nuk pyetej më dhe e kishin marrë ata komandën. Janë vrarë në Tiranë 11 vetë nga forcat e sigurimit të komanduara nga Gramoz Ruçi. A i kishte marrë Ruçi të gjitha frenat në dorë por në këshillin presidencial u bë ministër i brendshëm.
Bashkëvuajtës dhe bashkëfajtorë…
Bashkëvuajtës dhe bashkëfajtorë, opozitarë por vëllezër ka qenë një nga gjërat unike të opozitës shqiptare. Nga doli opozita shqiptare? Nuk ishte një opozitë e disidencës. Nuk dilte nga burgjet e kampet e përqendrimit. Ishte nga njerëzit e privilegjuar të regjimit. Berisha ishte një nga ata, Gramoz Pashko ishte një nga ata. Të gjithë studentët, 99% e tyre i përkisnin grupit të privilegjuar të rinisë shqiptare, por pse? Sepse vetëm 1/10 vinin në universitet kurse të persekutuarit dhe ata që kishin problemet më të vogla ekonomike nuk shihnin universitet me sy.
Kam takuar Azem Hajdarin, dy herë më datën 9, ditën e diel. Të dyja herët kemi folur për pluralizmin politik. Sqaruam çdo gjë, kjo duhet të ishte kryekërkesa. Mustafaj ka bërë një bisedë më të zgjatur se unë me të. Kemi ikur në darkë, jemi kthyer në mëngjes në një miting të madh dhe Azem Hajdari lexon aty pluralizmi politik forma më e lartë. E përqafova dhe i thashë bërë shumë mirë. Lërë më tha se më thanë si të dalim kundër baballarëve.
Ditën kur shkuam në Gramoz Pashkos, disa thanë të mos quheshim opozitë. Këmbëngula dhe unë.
Në elitën politike janë kthyer fëmijë të ish-drejtuesve të komunizmit, sa përgjegjës e ndieni veten?
Nuk nënkuptoja kurrë bashkëvuajtës ish-të përndjekur politikë, xhelatë të diktaturës. Të gjithë të tjerët po, përveç këtyre dy kategorive. E gjithë inteligjenca shqiptare që heshte, që konformohej dhe që ishin dhjetëra mijëra, ishin një shtyllë e fuqishme e qëndrimit të diktaturës. E tërë pjesa tjetër e popullatës që shkonte dhe votonte në kutitë e votimit, me votë sekrete votonte për partinë e punës. Një bashkëfajësi duhet ta ndiejmë këtu. Problemi më madhor i shqiptarëve është mungesa e pendesës. Po ti marrësh bashkëqytetarët tanë të dashur që unë i admiroj, nuk kam dëgjuar njeri tjetër të kërkojë falje në këtë vend. Unë kam kërkuar të falur sepse kam votuar për diktaturën.
Në emër të kujt keni kërkuar falje?
Unë kam votuar për diktaturën, kam kërkuar falje.
Ndjesë tjetër që doni ta bënit?
Kjo është një ndjesë që e kam bërë disa herë, që të hap rrugën, që njerëzit të ndjejnë bashkëfajësinë, dhe të kërkojnë ndjesë. A e dini që në familje nuk flisni me njëri-tjetrin, i ruheshin njëri-tjetrit.
Sigal