BILD 9/ Si u përdor Policia e Shtetit për të shpërndarë votuesit e PD: Shef i bllokum 7 autobuza

516
Sigal

Në këtë përgjim publikohet telefona mes drejtorit të Ministrisë së Brendshme , Arben Keshit dhe Kreut të Policisë së Kamzës, Sali Skura.

Shefi i Policisë së Kamzës, Sali Skura pasi ka inspektuar se si kanë shkuar gjërat në selinë e Partisë Socialiste, tregon në telefon se si ai vetë ka parandaluar bllokimin e rrugëve dhe ka zbrapsur qindra votues që i përkasin Partisë Demokratike, duke mos i lejuar të shkojnë në Dibër për të votuar.

Arben Kushi: Alo, po

Skura: O Beni, Sala jam.

Arben Skura: Hë mo, ca bone ti

Skura: Çkemi, si ia çove?

Arben Keshi: Mirë, si kalove ti?

Skura: Mirë, hë, mo si ia çoni?

Arben Keshi: Po s’dimë gjë akoma. Mirë duket, po akoma se dimë. Thes i mbyllur.

Skura: Po,po,po…Si duket situata?

Keshi; Po mirë është..

Skura: Jo flas nga pjesmarrja, si e shikon ti dmth

Keshi: Aq mo sa kan morë vazhdimisht, tek 52% se nuk merren dot më shumë

Skura; PO Maqellara si doli? Si janë parashikimet?

Arben Keshi: Po ku di unë, mirë mirë duken. Kështu sikur po na thonë. Po tani ta shofim. Se ne mund të dalim edhe më mirë se kaq, po po kjo është një zonë e paparashikueshme.

Skura: Po,po,po e vërtetë është…

Keshi: A erdhët shumë mrom ktej mo?

Skura: Ëëë?

Keshi: A erdhën shumë autobuza mromë?

Skura;Jo, jo ne nja 7 autobuza i kemi blloku. Po,po, ca prej tyre i bllokum ca të tjerë i kthym kshu me miqësi me …

Arben Keshi: Mirë pra, shumë mirë..

Skura: Mirë pra, me kujdes vlla edhe me fitore.

Keshi: Po,po rrofsh, urime. Faleminderit