VIDEO/ Si u bllokua Tirana nga studentët

507
Sigal

Studentë protestues u derdhën paradite nga të gjitha anët e Tiranës për t’u bashkuar në një trup të vetëm përpara godinës së qeverisë.

Të rinjtë bllokuan sheshet kryesore të qytetit. Ata të Fakultetit të Inxhinjerisë së Ndërtimit, bllokuan kryqëzimin e 21 Dhjetorit; ata të fakultetit të Shkencave, kryqëzimin në hyrje të bulevardit “Zogu I”; studentët e Ekonomikut dhe të Filologjisë, u rreshtuan tek rrethrrotullimi që të çon në Sauk, ndërsa mijëra të tjerë, sheshin “Nënë Tereza”.

E tërë Tirana sot ka mbajtur frymën me vrapin e mijërave studentëve, që e kanë pushtuar kryeqytetin si asnjëhërë.

Ndiqni pamjet: