Si rrodhën votat e PD-së

515
Instituti i Studimeve Politike ka publikuar shifrat e rënies ndër vite të votave për Partinë Demokratike. “Pas katër vitesh në opozitë dhe një bilanci gri të mazhorancës së majtë, PD ka rezultatin e dytë më të ulët historik, pas 1997. Më 2017 PD ka marrë mbi 300 mijë vota më shumë sesa më 1991, kur të votoje për opozitën ende konsiderohej herezi dhe zgjedhjet nuk ishin as të lira dhe as të drejta. Tabela tregon se PD nuk ka vetëm 73 mijë vota më pak, por ka mbi 166 mijë vota më pak, pasi më 2017 në siglën e saj ishin edhe partitë aleate, të cilat më 2013 morën 528,373 vota, kurse katër vjet më vonë vetëm 455,481 vota”, vlerëson ISP.

Me të njëjtën skemë analize, PS më 2017 nuk ka vetëm votat e saj por edhe votat e partive aleate që deklaruan bashkimin e votave me PS. Për pasojë, më 2013 PS mori 751,054 vota, kurse më 2017 bashkë me aleatët e saj mori 763,999 vota, ose vetëm 8-9 mijë vota më shumë, – gjithsesi një arritje e madhe për një parti pas 4 vitesh konsum në pushtet.
Sigal