Si qëndron e vërteta e sherrit në shkollë? Meta e Blushi me dy versione të ndryshme

385
Presidenti i vendit Ilir Meta ka dhene nje tjeter version ne studion e “Opinion”, te asaj qe ka deklaruar Ben Blushi me heret, sherri ne shkolle mes te dyve, pasi kane qene shoke klase ne gjimnaz.
Fevziu: Ke pasur marrëdhënie të këqija me Ben Blushin?
Meta: Jo nuk e mbaj mend. Mbaj mend në shkollë të mesme. Dhe marrëdhëniet tona kanë qenë shumë të mira. Unë kam qenë shumë i dashur. Kemi qenë të mesmen te “Sami Frashëri”
Gjatë një interviste mediatike të bërë në datën 07 mars 2016, në INtv, ndërsa fliste për marrëdheniet e tij me Metën, kryetar Parlamenti, deputeti Ben Blushi ka treguar, ndër të tjera, një zënie me grushta me ish shokun e shkollës.
“Histori të vjetra”, e ka nisur rrëfimin Blushi, duke vijuar: ”Me Ilir Metën kemi vetëm dy gjëra të përbashkëta, që kemi qenë të dy gjimnazistë dhe që të dy i kemi selitë e partive tek rruga “Sami Frashëri”. Është koicidencë, ne jemi fiks përballë tyre”.
Dhe më tej:” Ka qenë një zënkë Ilir Metën, kemi qenë shok klase. Atëherë s’fisnim për politikë, do ketë qenë një gjë shumë banale që mua s’më kujtohet, sherr klase por unë di që për atë shkak jam përjashtuar dy javë nga shkolla. Dhe s’besoj se do më ndodhë prap që të zihem meIlir Metën dhe të përjashtohem nga Parlamenti”.
Sigal