Si në diktaturë/ Narkokriminelët zyrtarë pasi i kontrollojnë gishtin për bojën, i mbyllin lokalin!

372
Sigal

Ish kryeministri Berisha ka denoncuar në faqen e tij në facebok sjelljen e zyrtarëve të Rilindjes të cilët sipas mesazhit mbërritur në adresë të ish-Kryeministrit  kanë kontrolluar gishtin nëse e kishte me bojë ose jo dhe kur e kanë parë që nuk kishte votime i kanë mbyllur lokalin.

“Narkokriminelët zyrtarë pasi i kontrollojnë gishtin për bojën, i mbyllin lokalin!”, shkruan  Berisha.

Ja postimi i plotë:

Ndëshkohet se nuk mori pjesë në farsën moniste të 30 qershorit të narkoshtetit!

Narkokriminelët zyrtarë pasi i kontrollojnë gishtin për bojën, i mbyllin lokalin!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. Sb

Përshendetje i nderuar z. Sali Berisha !! Ju uroj shendet dhe jetë të gjatë. Doja të bëj me dije një skandal.

Në fshatin Ardenicë të Lushnjës , xhaxhai im ka një lokal që mezi ushqehet. Dje kanë ardhur njerëz të veshur me pushtet, dhe nën terror ju kanë kotrolluar gishtat nëse i kishin me bojë apo jo, xhaxhait, nuses së tij, edhe 2 punonjësve, pasi kanë parë që nuk i kishin gishtat me bojë, i kanë kërcënuar që brenda 5 ditësh lokali të jetë mbyllur, sepse nuk kishin votuar!!! Jemi nën terror të kriminelave..duke që taksapagues të rregullt. Ju falenderoj nëse e lexoni këtë mesazh…nesë e publikoni..ju lutem ruani anonimatin. Respekt!

Image