Si i futi në kurth Indrit Hoxha, Rilindjen dhe demokratët e zemëruar

624
Sigal

Indrit Hoxha para disa ditëve dorëzoi në KQZ formularin e dekriminalizimit, por i habiti të gjithë sot në Kuvend, kur e refuzoi atë. Hoxha u kthye në një “hero” për të gjithë mbështetësit e opozitës, të cilët deri para pak ditësh e kishin masakruar me komente negative në rrjetet sociale.

Kishte njerëz që e mallkonin apo i thonin “thyefsh qafën”, të shumtë i vinin gishtin për burracakëri. Madje, kishte edhe nga ata që i thonin që ishte turp për një njeri që vjen nga familje të persekutuarish të bëjë një veprim të tillë. Pasi u përball me gjithë atë vrer dhe lumë kritikash, Hoxha  mbase kuptoi se vendimi për të pranuar mandatin nuk ishte më i miri.