Si është katandisur figura e Ramës, në sytë e studentëve: Plotësoni kërkesat se na çatë Edin!

521
Sigal

Një nga gjerat me te bukura të kësaj proteste ka qene gjuha e komunikimit që studentët kanë zgjedhur me qeverinë, kryeministrin Edi Rama dhe publikun e gjerë shqiptarë.

Batutat, memet e shkruara nëpër qindra parulla të improvizuara kanë bërë, që të shpërthejë fantazia krijuese.

Duket se ata po e godasin Edi Ramën, pikërisht në atë që ai e quan pikën e tij më të fortë; batutat dhe metaforat.

Nëse deri ditën e sotme sarkazma dhe cinizmi i përdorur në këto pankarta kanë qenë të përmbajtura, ditë pas dite ato po ‘radikalizohen’ paralelisht me qëndrimin arrogant të kryeministrin.

Autoriteti i këtij të fundit sa vjen e po bëhet leckë, në sy të studentëve. Këtë e tregon edhe një parullë e shfaqur sot, ku kryeministri krahasohet me organin gjenital të studentëve.

Image

‘Pranoni kërkesat, se na çatë Edin!’, shkruhej sot në një pankartë që mbanin në duar studentët protestues.