Shushicë – Hajdarmataj në Tropojë, në të njëjtën ditë me kryeministrin Rama, në drejtime të ndryshme

450
Sigal

Në të njëjtën ditë me kryeministrin Rama, por në drejtime të ndryshme në Tropojë ka qenë edhe deputetja e PD për këtë zonë Mimoza Hajdarmataj. Deputeja që i premtoi Kryeministrit se do të ishte me të, në këtë qytet ishte pranë familjeve të fshatit Shushicë që ankohen për mungesën e energjisë, përveç problemeve të tjera me varfërinë. Hajdramataj shpjegoi arsyen e mungesës së saj në takimet e Ramës me një status në FB.

Në Parlament ftesën për në Tropojë ia bëri Kryeministri dhe deputetja e zonës, Mimoza Hajdarmataj ishte e pranishme në të njëjtën ditë me Ramën.

Por teksa ky i fundit vizitonte bulevardin dhe spitalin e Bajram Currit, deputetja demokrate ishte në Shushicë ku pa nga afër problemet e banorëve, të cilët gjatë dimrit pothuajse kanë mungesë totale të energjisë elektrike.

Banorët thanë se janë pagues të rregullt të energjisë, ndonëse nuk e marrin shërbimin.

Banori: Fshati Shushicë as nuk ka rrugë makine, as drita, as ujë të pijshëm, as ujë për vaditje. Çfarë i duhet një familje për jetuar si në fshat apo qytet, në Shushicë nuk ekziston.

Banori: Vinë dhe i këputin dritat, por kujt ja ndërpresin? Një fukaraje që nuk ka bukë me hëngër. Është fshati më i varfër, nuk janë tre të punësuar gjithsej në Shushicë.Edhe ai që ka qenë i punësuar është hequr për bindje politike.

Hajdarmataj: I gjithë fshati furnizohet me energji tek kjo kabinë, e shikoni dhe vetë që është në një gjendje të mjerueshme, në një gjendje rreziku për jetën e banorëve, për fëmijët që mund të kalojnë këtu.

Në një status në facebook, deputetja demokrate shkruajti të hënën se do të ishte në Tropojë me kryeministrin Rama nëse ai do të shkonte të ulej për të dëgjuar hallet e tropojanëve në mjerim, të papunë dhe të pashpresë”.