Shumë i degjeneruari Ulsi Manja

702
Sigal

Nga Shemsi Prençi, ish Drejtor i Policisë së Shtetit

Të parët na kanë mësuar të kemi durim sepse e vërteta vonon por nuk harron! Në fakt ashtu ndodhi. Disa e kanë ditur se je një mashtrues ordiner, por “kazani” Gjerman “Bild” tregoi publikisht surratin (se fytyrë nuk ke ti) Tuaj të vërtetë, prej servili dhe mashtruesi të paparë. Të gjithë dibranët që të ndihmuan për të shkuar në Parlament, në vitin 2013 i abandonove dhe i le rrugëve, duke u servilosur tek lideri, duke mashtruar shokët e përfituar për vete e familjen tënde. Po po Ulsi, të gjithë i ke gënjyer ashtu si gënjeje në përgjime Bert Agen, duke i thënë se: “e kishe për poste më të larta” e duke ia kaluar topin Xhemalit. E more më qafë dhe e fute në rrugë pa krye, Bert Agen, i cili kurrë nuk mori post, por përkundrazi iu shkatërrua jeta dhe familja e madhe, ku vëllain ia arrestuan për trafik droge dhe nipin ia rrëmbeu mafia dhe sot nuk dihet ku e kanë. (Ndjesë familjes Aga për kujtesën dhe shqetësimin!). Sa i shpifur paraqiteshe në përgjime ti dhe soji juaj i Rilindjes. Në fakt, ne që ju njohim pamë surratin e vërtetë të mashtruesve ordinerë. Dikur në vitin 2013 mblidhje vota ndershmërisht si opozitar pa paguar as çajin në klubet e thjeshta të fshatrave të Dibrës, ndërsa në përgjimet e vitit 2016 shfaqesh si pushtetar kompetent duke mashtruar “bashkëpunëtorët e denjë” që vetë e kanë fajin që kurrë nuk të njohën as mendjen dhe as surratin. Uroj të të kenë njohur e sidomos Berti që kurrë nuk bëri karrierë, se kurrë nuk e ndihmove e në fakt edhe nuk e meriton, se kaq e ka kapacitetin, se zvarritet nëpër Ulsi e Xhemala për një copë shef komisariati ne Bulqizë…! ( mirë t’i bëhet). Tani me Dibrën ke mbaruar punë, se i ke përlyer gjithë shpurën atje, por ti o mashtrues nuk heq dorë nga zanati dhe vazhdon të mashtrosh Dibranët e ndershëm në Tiranë (Laprakë e Paskuqan). Turp, turp, turp, se në Diber nuk guxon të shkosh as në ish-shtëpinë tënde! Ah, se harrova me të pyet, se si shkoi puna e “furrës” ku do piqje Presidentin e Republikës?! E tregove veten se je jurist më i dobët se Arta, e cila nuk e poqi, por i la të digjen dosjet 339/1 dhe 184 dhe tash nga thatësira po ikin fletët e disqet deri në Gjermani se: Nuk mundet të shpjegohet ndryshe që Kryetari i Komisionit të Ligjeve në Parlamentin Shqiptar të shprehet se: “ Do e pjek Presidentin në furrë”. Këtë nuk duhet ta dëgjojmë dhe nga goja e një deputet me arsim Agronomi apo i pa shkollë e jo më nga palojuristët si ty. Turp, turp, turp! Pra nuk je gjë tjetër vetëm se një  mashtrues ordiner. Suksese në jetë!