“Shullazi pjesëmarrës në një vrasje, me urdhër të Ramës u fshehën provat”

492
Duke cituar qytetarin dixhital, ish-Kryeministri Sali Berisha deklaron se “Emiljano Shullazi ka marrë pjesë në një vrasje pak kohë më parë, por provat ndaj tij u fshehën me urdhër të Kryeministrit Rama”. Në denoncimin e tij, publikuar në facebook, Berisha shkruan se ekspertiza që faktoi se Shullazi ka qënë pjesë e një vrasjeje, mbahet në kasafortën e numrit dy të policisë, Ardian Çipës, i cili sëbashku me Ministrin Tahiri, e vizitojnë herë pas herë në qeli Shullazin.
JA POSTIMI I PLOTË
Oficeri dixhital denoncon:

Edvin Shullazin qe fsheh provat laboratorike te pjesemarrjes ne nje vrasje te Milit te Partise!

“Pershendetje Doktor,para rreth 4-5 javeve e nga eksperiza shkencore e bere ne laboratorin e Ministrise se Brendshme doli me prova te pakundershtueshme laboratorike, biologjike se Emiliano Shullazi ishte pjesmarres direkt ne nje vrasje te disa viteve me pare.Rezultati i kesaj ekspertize me urdher te Rames nuk i esht dorzuar prokurorise por prej asaj kohe mbahet i ndryre ne kasaforten e zvdrejtorit te pergjitheshem te policise,njeriut me te besuar te Shullazit ne policine e shtetit Ardian Çipes,i cili thuhet se se bashku me Saje qorrin e takojne here pas here Milin ne qeli!”

I bej thirrje prokurorit te pergjithshem te vendose para ligjit bashkepunetorin me uniforme te Shullazit per fshehje te vrasjes nga ky i fundit! sb
Sigal