Shullazi nxjerr zbuluar koncesionet e Beqajt në gjykatë: Ja si do të hapnim biznes me kushëririn e ministrit

557
Një çështje tepër e nxehtë e cila ndonëse ka shumë mistere, dashur pa dashur, para gjykatës nxjerrë disa të vërteta. Me emrin e personit të shumëpërfolur si një nga njerëzit me rekorde të shumta kriminale, për shkak të përfshirjes së tij në gjobvënie, Emiljano Shullazi, lidhen disa ministra, deputet, njerëz të shtresave të larta të shoqërisë. Shullazi njihet gjithashtu edhe për përfshirjen e tij në fushata të ndryshme elektorales a herë i kërkohej një gjë e tillë. Tashmë është në proces gjyqësor. Përballjen më të madhe e ka me kushëririn e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj. Pas shumë seancash ballafaqimi të shtyra mes tyre, ditën e djeshme, Beqar ishte përballë Shullazit si një nga dëshmitarët e mbrojtur të drejtësisë. Ka pranuar se është kërcënuar prej tij. Ndërkohë është kundërpërgjigjur, Shullazi. Ky i fundit nuk e ka mohuar faktin se njihet me Beqajn, por në të njëjtën kohë ka pohuar para gjykatës se së bashku me ndihmën e Ilir Beqajt do të ngrinin një biznes, për përpunimin mbetjeve spitalore. Jo në pak raste Shullazi është acaruar teksa dëgjonte dëshminë e Ylvi Beqajt, por ky i fundit, ka mohuar te ketë bërë biseda për hapjen e ndonjë biznesi me të. N katër orë proces gjyqësor, Shullazi i ka kujtuar Ylvi Beqajt, se ishte ai që e ka njohur me njerëz të politikës, i ka folur për ta. Ndërkohë nga ana e tij, Beqaj i ka thënë gjykatës se Shullazi i ka ofruar 7 milionë euro me qëllim që të tërhiqte kallëzimin. Por Beqaj i tha gjykatës se nuk e ka pranuar shumën edhe pse në emër të Shullazit i ka vajtur një person me precedent penal. Shullazi dhe katër persona të tjerë akuzohen për gjobë vënie dhe falsifikim dokumentesh, me anë të cilave ai arriti të përfitojë ish-hotel Vollgën në Durrës. Ndërsa Beqaj ka folur për kërcënimit që i ka bërë Shullazi, ky i fundit e ka pyetur se me çfarë parash e ka çuar Jozefiona Topallin në Arabinë Saudite. Në procesin ndaj Beqajt, janë thirrur për të dëshmuar dhe ish-ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako, ish- drejtoi i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa.
Sigal