Shukri Xhelili kërkon të kthehet në krye të Bashkisë

538
Paraditen e sotme ka nisur në Gjykatën Kushtetuese saanca për kërkesën e bërë nga ish-kryebashkiaku Shukri Xhelili, i cili kërkon të rikthehet në postin e tij. Avokati i tij, Ferdinand Ndoja, ka deklaruar se klientit të tij Shukri Xhelili i janë privuar të drejtat. Në padi thuhet: “Kërkuesit nuk i janë bërë të ditura shkaqet e shkarkimit. I zgjedhuri vendor gëzon të drejtat për t’u njohur me një proçedim disiplinor dhe të bëjë prapsimet. Është e padrejtë që kjo të mos zbatohet nga Këshilli i Ministrave. Në aktin administrativ citohet vetëm “Për shkelje të rënda”. Ndoja kërkoi shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për shkarkimin, si të papajtueshëm me Kushtetutën.
Sigal