Shtypi maqedonas, publikon sot: “Ish-gruaja e Ramës, 9 milionë dollarë nga USAID”

649
Mediat “On line” në Shqipëri publikojnë dhe komentojnë lajmin e medias maqedonase
Ish-bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama, do të jetë sot personazh në faqen kryesore të një ndër gazetave më të mëdha maqedonase. Gazeta “Dvdenik” në Maqedoni, do të hapet me lajmin se Delina Fico do të marrë fondin prej 9 milionë Dollarë nga USAID. Në foto është faqja e parë e gazetës që do të dalë ditën e sotme në treg. Sipas shtypit maqedonas, “Mbështetësja e “Soros” edhe aktiviste mediatike ne Shqipëri Delina Fico, do të marrë 9 milionë dollarë nga USAID, për OJQ-të”. Ky është kryeartikulli i gazetës “Dvdenik”, që në faqe të parë ka publikuar ish-gruan e Kryeministrit Shqiptar dhe vetë Edi Ramën. Zonja Fico, përshkruhet nga mediat maqedonase, si një aktiviste e miliarderit amerikan George Soros e cila së fundmi, ka hapur në Shkup edhe një zyrë për të menaxhuar fondet e OJQ.
Aktivistja e Soros, mbron protestën anti-Trump në SHBA, të mbështetur edhe nga Hilari Klinton
Në lajmet e kronikës dhe komunikatat e policisë çdo ditë ka raportime për dhunën në familje, kryesisht ndaj grave, del vetëm aktivistja e Soros, Delina Fico. kështru bëri edhe dje në daljen publike në një TV. Në deklarimin e saj, aktivistja sorosiane Dalina Fico e quan kështu protestën anti-trump të fermave në një zonë të SHBA: “Ky marshim shërben për t’i kujtuar Trump dhe administratës së tij të drejtat që njerëzit e komuniteteve të ndryshme, përfshirë gratë që janë gjysma e popullsisë, kanë arritur në SHBA. Mbetet për tu parë, nëse Trump do t’i përmbahet retorikës së fushatës apo do të marrë hapa për të konsoliduar të drejtat e njeriut që ekzistojnë në SHBA. Marshimi nuk ishte politik, por një kauzë të qartë në mbrojtje të të drejtave të grave. Është keqinterpretim i protestës, protesta ishte e organizuar nga një larmi grupesh që punojnë për të drejtat e grave,, por dhe të drejtat e njeriut në SHBA. Grupe që bien dakord për çështje të mëdha të të drejtave të grave. Pjesëmarrja e disa figurave të njohura të jetës publike në SHBA, tregon, se janë të shqetësuar lidhur me të ardhmen e të drejtave të njeriut nën një administratë Trump dhe deshën të bëjnë zërin e tyre të dëgjohet.” 
Sigal