Shtyhet seanca e parë e gjyqit ndaj ish-ministrit Spiro Ksera

428
Është shtyrë seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit Spiro Ksera. Ky i fundit nuk ishte i pranishëm në seance, ndërkohë që avokatët e tij kanë kërkuar që të njihen më parë me dosjen në mënyrë që seancat të zhvillohen sa më shpejt. Trupi gjykues përbëhej nga Sokol Pasha, Martin Deda, Albert Meca. Ish-ministri i Punës akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën në masën 30 milionë lekë të reja nga buxheti i shtetit. Sipas prokurorisë, janë krijuar dyshime se ish-ministri Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera, ka kryer veprën penale të “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, nëpërmjet procedurave fiktive për organizimin e disa aktiviteteve social-kulturore gjatë vitit 2013.
Sigal