Shtyhet orari zyrtar i votimeve

523
Në mbledhjen e zhvilluar përpara përfundimit të orarit zyrtar të votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi shtyrjen e afatit nga ora 19:00 në 20:00.
Deri në këto momente, pjesëmarrja në votime në rang kombëtar është 35.75 përqind.
Shkaku kryesor ka qenë pjesëmarrja e ulët në votime, e cila arsyetohet me të nxehtin e madh dhe me festën e Bajramit.
Vendimi i KQZ-së ka qenë unanim, duke u mbështetur nga të gjithë anëtarët e partive.
Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 të mëngjesit
Sigal