Shtyhet mbledhja e ekspertëve për reformën në drejtësi, pritet ardhja e demokratëve

429
Tryeza e ekspertëve, e cila nisi punimet paraditen e sotme ka shtyrë punimet për një orë më të vonë.
Ekspertët e nivelit të lartë dhe përfaqësues të forcave politike u mblodhën rreth orës 09:30 në Kryesinë e Kuvendit, ndërsa mbledhja u zhvendos për në orën 15:00, pasi pritet që në këtë tryezë do të jenë të pranishëm dhe ekspertët e Partisë Demokratike.
Takimi i sotëm është i treti në radhë, pasi ditën e djeshme u mbajt mbledhja e dytë. Dje, ekspertja Aurela Anastasi pohoi se është gjetur një gjuhë e përbashkët për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa theksoi se do të diskutohen dhe merren të gjitha mendimet në lidhje me Reformën në Drejtësi, sipas kërkesës së Komisionit të Venecias.
Anastasi pohoi se edhe në ato pika ku ka vend për diskutime politike, ekspertët e drejtësisë do të mbajnë qëndrimet e tyre.
Sigal